ShowBiz

Xhemi flet për herë të parë për bashkëshortin, “Fakti që nuk e nxjerr…”

Moderatorja Xhemi Shehu është një prej personave më diskret sa i takon jetës së saj private.

Perveç ndonjë fotoje të rrallë me djemtë, të cilat i fshin sërish, ajo nuk ka postuar asnjëherë një foto me të shoqin të cilin e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së medias.

Gjatë një interviste të djeshme në instagramin e Arbanës, Xhemin e kanë pyetur nëse vazhdon të jetë akoma e martuar dhe ajo është përgjigjur se këto pyetje lindin ngaqë njerëzit e shohim gjithmonë me Arbanën, por fakt që nuk e poston nuk do të thotë se ai nuk ekziston, pasi fëmijët nuk i ka bërë me frymën e shenjtë.

Xhemi thotë gjithashtu se ajo është prej 10 vitesh e martuar duke ju dhënë kështu përgjigje të gjithë atyre që janë kuriozë mbi jetën e saj private.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH0JKUIHfou/