Aktualitet

A jemi të sigurt nga Corona gjatë fluturimeve, studimi i fundit zbulon të dhëna befasuese

Një studim i fundit i realizuar në Zelandën e Re ka arritur në përfundimin se pavarësisht testeve paraprakë dhe masave të marra nga kompanitë ajore, rreziku për t’u infektuar me Coronavirus gjatë një udhëtimi me avion është ekzistent.

Rreziku është i madh sidomos në udhëtimet e gjata pavarësisht se kompanitë ajrore kanë siguruar pasagjerët se risku për t’u infektuar në bord është i papërfillshëm.

Ato kanë deklaruar më herët se gjatë gjithë kohës së udhëtimit ajri qarkullon vazhdimisht dhe viruset eleminohet përmes filtrave special.

Gjithashtu ato i kanë konsideruar si një masë sigurie edhe testet paraprake që realizohen përpara udhëtimit.

Megjithatë studimi ka treguar të kundërtën dhe konkretisht gjatë një udhëtimi që ka zgjatur 18 orë nga Dubai në Zelandën e re, 7 nga 86 pasagjerë u infektuan me Corona edhe pse ishin ulur me shumë distancë nga njëri tjetri.

Gjithashtu 5 nga 7 personat e infektuar rezultuan negativ nga testi para udhëtimit.

Ekspertët pasi kanë analizuar kampionët e virusit kanë ngritur dyshime se dy nga 7 personat që më pas rezultuan të infektuar mund të kenë sjellë virusin në bord dhe 5 personat e tjerë e kanë marrë gjatë udhëtimit edhe pse kanë qenë në distancë nga njëri tjetri.

Studimi në fjalë ka vënë theksin edhe tek diskutimi lidhur me testet e shpejta të cilat synojnë të zëvendësojnë karantinën, duke vënë kështu në dyshim saktësinë e këtyre testeve dhe domosdoshmërinë për t’u karantinuar pas një udhëtimi të gjatë me avion.

Në total deri tani janë zbuluar rreth 100 raste me COVID-19 që dyshohet se janë transmetuar në bord gjatë udhëtimeve me avion, pavarësisht masave të marra nga kompanitë.

Link: https://www.welt.de/wirtschaft/article223913644/Corona-Hier-endet-der-Glaube-ans-sichere-Flugzeug.html?wtrid=socialmedia.socialflow….socialflow_facebook&fbclid=IwAR2GSTTrXflKEf0kdy81PAyq6LSwa0qBPCRbtWTcQf-SRqw5Iin9i9DHzt0

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/vvd8f02y5_c