ShowBiz

“Ju turre me vrap, nuk prite…”, Murati bëhet mollë sherri mes Melisës dhe Sindit

Së fundmi në “Përputhen” ka ardhur një djalë i ri i cili i ka trazuar që tani ujërat mes vajzave.

Murati një shtetas turk që jeton dhe punon në Shqipëri është zgjedhur fillimisht nga Melisa e cila ka zhvilluar një takim me të dhe menjëherë më pas ka qenë zgjedhja e Sindit.

Por duket se kjo zgjedhje e saj ka shkaktuar debat në studio me Melisën.

Tashmë dihet që vajzat nuk shkojnë mirë me njëra tjetrën dhe në çdo rast kapën edhe për detaje në dukje të parëndësishme.

Pasi Sindi zgjodhi Muratin, Melisa duke qeshur i thotë se e zgjodhi Muratin menjëherë pasi pa takimin me Melisën, nga frika se mos i ikte nga duart.

Kaq ka mjaftuar që të nisë sërish një sherr mes vajzave, ndërsa kanë ndërhyrë edhe disa nga djemtë.

Më pas Melisa vendos të zgjedhë Athdeun i cili fillimisht refuzon duke thënë që të ndajnë mëdysh Muratin, pasi ai nuk pranon të takohet me të.

Por pasi Melisa e sqaron situatën me të, ai ndryshon mendje dhe pranon të dalë në takim me të.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=9mwmjtd-EvI&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJnlTXIFzyWJ1M8RyhBumiBqoDOtjkRZv6Pn1I0/

https://www.instagram.com/p/CJrJCorBznO/,https://www.instagram.com/p/CJtar9THx4E/