Aktori i njohur Amos Zaharia ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” ku ka ndarë me publikun detaje të ndryshme nga jeta e tij profesionale por edhe private.
Ai është pyetur nga moderatorja në një prej pyetjeve hot, nëse është tradhëtuar ndonjëherë dhe ai ka përmendur një histori të vjetër kur ishte 20 vjeç.
Amos tha se e dashura atëherë e kishte tradhëtuar dhe ai e kishte marrë vesh.
Sigurisht që e vuajti, por fatmirësisht nuk i la trauma kjo histori dhe madje mësoi që të mos jetonte me frikën se dikush tjetër mund ta tradhëtonte sërish.
Aktualisht Amos është në një marrëdhënie prej vitesh me këngëtaren Xhiliola Haveriku dhe gjatë intervistës ai ka folur edhe për të, ndërsa përmendi gjërat që i pëlqejnë më shumë tek ajo.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=7Es6C0EbxUU&t=231s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-MVH2lgLTn/