Aktorja e njohur turke Meryem Uzerli është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë një tjetër vajzë dhe lajmin e ka dhënë vetë përmes disa fotove ku pozon së bashku me të bijën e porsalindur.
Vogëlushja erdhi në jetë një ditë më parë dhe aktorja ka postuar disa foto me të në gjoks ndërsa zbulon emrin e veçantë të saj.
“Dje në 08.01.2021. E shtrenjta ime Lily Koi, Lara Jemima, babi dhe unë jemi shumë të lumtur të të mirëpresim në familjen tonë. Jemi shumë të bekuar dhe të lumtur që u bashkove me ne”, shkruan ajo krahas fotove me të bijën.
Kështu ajo dhe partneri vendosën ta quajnë vogëlushën Lily Koi dhe aktorja nuk ka nguruar ti zbulojë portretin vogëlushes që ditën e parë të lindjes.
Link: https://www.instagram.com/p/CJ0xHZJB8ZD/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHDtVOoBgyN/