ShowBiz

Një tjetër sukses për Tv Klan, kanali vlerësohet me çmim nga YouTube

Kanali zyrtar i televizionit Klan në YouTube ka arritur gjatë muajit shtator të vitit të kaluar shifrën e 1 milion subscribers.

Kjo arritje është vlerësuar nga platforma në fjalë me çmimin “Golden Play Button” një vlerësim ky që i jepet çdo kanali që arrin shifrën e lartpërmendur të personave që e ndjekin dhe abonohen.

Kanali në YouTube i Televizionit Klan ka në total 87,485 video të ngarkuara, ndërsa ka kapur shifrën e 1,4 miliardë klikimeve.

Në letrën bashkangjitur çmimit, Televizioni Klan është përgëzuar dhe vlerësuar nga platforma YouTube për arritjet e deritanishme duke u konsideruar si pjesë e një grupi dinamik krijuesish që po ndërtojnë një gjeneratë të re të kompanive mediatike.

Kanali zyrtari i Tv Klan në YouTube ka një numër të lartë shikuesish që e ndjekin nga më shumë se 50 vende të botës.

 

Link: https://www.instagram.com/p/CJ6ZKXuh_fY/

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/user/televizioniKLAN