ShowBiz

Noizy bëhet gati të thyejë rrjetin, kënga e fundit një diss i fuqishëm

Reperi Noizy sapo ka publikuar këngën e tij të fundit “1 herë e mirë”.

Kënga është një diss i fuqishëm drejtuar reperave të tjerë që sipas këngëtarit nuk janë në nivelin e tij.

Ai nuk ka dhënë detaje se kujt i drejtohet konkretisht me këtë këngë dhe as nga teksti nuk mund ta kuptojmë pasi nuk përmend asnjë emër gjatë gjithë këngës.

Ndërkohë kënga është publikuar një orë më parë dhe ka patur një sukses të menjëhershëm.

Mesa duket “1 herë e mirë”, do të djegë rrjetin dhe duke parë ecurinë në fare pak kohë nga publikimi mund të themi me siguri se do të kthehet në një super hit.

Noizy ka qënë aktiv në muzik gjatë vitit që shkoi duke sjellë disa këngë dhe bashkëpunime shumë të suksesshme të cilat janë mirëpritur nga fansat e tij.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=1D__qUvBIDY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ81GrKp46O/