Në fund të muajit të kaluar, gati dy javë më parë, aktorja e njohur Emma Roberts u bë nënë e një djali.
Ajo u tregua e rezervuar duke mos postuar foto të vogëlushit e madje as emrin e tij nuk e zbuloi.
Ndërkohë tashmë dy javë pas ardhjes së tij në jetë, Emma ka vendosur të pozojë për herë të parë me të birin.
Emma ka postuar në instagram një foto me vogëlushin në duar ndërsa krahas saj shkruan: “Faleminderit 2020 që e bëre një gjë për së mbari. Drita jonë që shkëlqen fort Rhodes Robert Hedlund”
Aktorja zbulon kështu jo vetëm një pjesë të portretit të vogëlushit, por edhe emrin që prindërit kanë vendosur ti vënë.
Link: https://www.instagram.com/p/CJ9tiLwgT7T/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/ZwjFuJ7ebpk