Një vit më parë Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër të një djali.
Ata vendosën ta quajnë vogëlushin Duam, nisur nga kënga e famshme me të njëjtin emër, realizuar në Maldive ku ata të dy zbuluan se do të bëheshin prindër për herë të dytë.
Këngëtarja poston herë pas herë foto me vogëlushin të cilit i ka zbuluar tashmë edhe portretin e ëmbël.
Ndërsa sot në një vjetorin e lindjes së tij, këngëtarja ka vendosur ti bëjë dhuratën më të bukur të birit duke i dedikuar një këngë.
“Sa shumë të dua” ka një melodi dhe tekst krejt të veçantë dhe do t’ju bëjë ta dashuroni sapo ta dëgjoni për herë të parë.
Kjo është kënga e dytë që Miriam dhe Albani ju dedikojnë fëmijëve.
Fillimisht ata sollën “Dhurata” një këngë dedikuar Amelisë, vajzës së tyre, ndërsa tashmë është rradha e Duam të ketë dhuratën e tij speciale në një vjetorin e lindjes.
Link: https://www.instagram.com/p/CKBYV9DFwqv/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=ZDTUvqcIjgc
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF9PaEOFydT/