Stefan Thomas një programues gjerman ka vetëm dy mundësi të tjera për të vendosur pasëordin e saktë që do ti jepte akses tek 7002 Bitcoin me një vlerë prej rreth 220 milion dollar.
Historia e tij e pazakontë është bërë mediatike pasi ai ka humbur kohë më parë fletën ku mbante paswordin dhe tashmë e ka të pamundur të ketë akses në pasurinë e tij.
Thomas poseidon një memorie të kriptografuar që quhet IronKey ku ndodhen të gjitha çëlësat që i duhen për të përdorur Bitcoin-at dhe për ti shndërruar në dollar.
Kjo memorie është e mbrojtur me një password dhe përdoruesi ka vetëm 10 mundësi për të hyrë.
Pas 10 tentativave të gabuara aksesi është i pamundur dhe kjo do ti bllokonte paratë përgjithmonë.
Ai e ka provuar deri tani 8 herë, por pa rezultat dhe tashmë i mbeten dy tentativa të fundit.
Vetë Stefan ka reaguar përmes një statusi në Twitter ku shkruan: “Një memorie e dobët, shpresoj që të tjerët të mësojnë nga gabimi im. Testoni backup-et vazhdimisht që të siguroheni që ende punojnë”
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar Bitcoin arriti vlerën e tij më të lartë deri tani duke kaluar edhe vlerën maksimale të arritur në dhjetorin e vitit 2017.
Link: https://twitter.com/justmoon
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/aX1hN4uNd-I