ShowBiz

Pa fotot e mamit në rini, reagimi i vajzës së Aurela Gaçes nuk duhet humbur

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është tashmë nënë e dy vajzave.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë nuk mungojnë foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj profesionale, por edhe private.

Së fundmi Aurela është bërë nostalgjike për periudhën e rinisë duke shpërndarë në instagram disa foto të para 25 vite më parë.

E duke parë fotot ku dallon stili unik i këngëtares dhe modeli i veçantë i flokëve në çdo foto, një prej vajzave të saj i bën një pyetje që do t’ju bëj të qeshni me lot.

“Po shikonte vajza fotot kur mami ishte fringo, edhe kur pa foton nr 10 ndaloi pak edhe me sinqeritetin e fëmijës më tha:

-Po ti paske qenë e çmendur

– Bravo të keqen mami, i thashë, vetëm ti kishe ngelur pa ma thënë”, shkruan Aurela krahas fotove duke i bërë të gjithë të qeshin me lot.

Link: https://www.instagram.com/p/CKCErmsgzlf/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJwXlMhgYJZ/