ShowBiz

“Sa bëre pare, u bëre mendjemadh”, Getinjo nuk e kursen një përgjigje për ndjekësin

Reperi Getinjo është padyshim një prej këngëtarëve më në zë të momentit.

Atë e kemi parë me projekte të ndryshme muzikore të cilat kanë pasur përherë sukses.

Ndërkohë ai është gjithashtu shumë aktiv në rrjetet sociale ku e shohim të postojë herë pas here video duke kënduar rap.

Në një video të postuar së fundmi ku flitet për paret, reperi ka marrë komente nga më të ndryshmet.

Por ndër të gjitha komëntet të bie në sy komenti i një prej fansave të tij i cili e quan reperin mendjemadh tani që është bërë me lekë.

“Edhe ti ke qenë njëri i thjeshtë kur s’ke pasur pare shumë, sa bone pare, je ba mendjemadh” , i thotë një ndjekës të cili ai i përgjigjet duke thënë: “S’jam mendjemadh,jam mendjeshumë”

Link: https://www.instagram.com/p/CJ9Pb0EB42_/

burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI1PyQBB8rO/