ShowBiz

Djali i ri në “Përputhen”, shpreh hapur pëlqim ndaj Teas, ja si reagon Andi

4 djem të rinj i janë shtuar “Përputhen”, gjatë puntatës së djeshme, dy prej tyre kanë lindur dhe jetojnë në Tiranë, ndërsa dy të tjerët njëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetri në Kretë.

Djemtë janë prezantuar gjatë emisionit dhe gjithashtu kanë shprehur interest e tyre, apo pëlqimet e para kundrejt vajzave pasi kanë kohë që i ndjekin përmes ekranit.

Njëri prej djemve Andi Artani që ka lindur në SHBA, ka shprehur hapur interesin për Tean dhe Anën.

Ai tha se është i interesuar për Tean dhe i vjen keq që Andi nuk është këtu sepse do të bënte një debat me të.

Ai tha se ka vënë re që Tea ka pasiguri ndaj tij, ndërsa i ka thënë asaj se është këtu për ti përmbushur kërkesat që nuk i ka përmbushur Andi.

Tea ndërkaq e ka mirëpritur me buzëqeshje deklaratën e djalit, por i ka qëndruar faktit që po del dhe do të vazhdojë të dalë me Andin.

Ky i fundit ndërkaq ende nuk është paraqitur në emision dhe nuk dihet se çfarë do të bëhet me të.

Link: https://www.instagram.com/p/CKExh8zhtdy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJMKO3oBUJrfFTnbEinNc4eI1sBdlYR8G6iCNQ0/