ShowBiz

Vajza e Lorikut bën një vjeç, Monique ndan momentet unike nga festa për vogëlushen

Një vit më parë Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monique u bënë prindër për herë të dytë.

Ata sollën në jetë një vajzë të cilën vendosën ta quajnë Enkeleida dhe që padyshim ka shtuar shumë gëzim në familjen e tyre.

Sot në një vjetorin e lindjes së saj, bashkëshortja e Lorikut, Monique, ka ndarë disa nga detajet e festës së veçantë që kanë organizer për të voglën e tyre.

Ajo ka treguar një pjatë të dekoruar me yje dhe numrin një në ngjyrë ari.

Ndërsa në një foto tjetër ajo ka treguar disa prej pikturave dhe kartolinave me urime nga fëmijë të tjerë drejtuar vogëlushes si dhe tullumbaca festivë.

Lorik dhe Monique janë tashmë prindër të dy fëmijëve, djalit Boiken dhe vogëlushës Enkeledia.

Prej kohësh ata jetojnë në Itali dhe shpesh herë i shohim të ndajnë foto dhe video të ndryshme familjare.

Link: https://www.instagram.com/p/CKEx-DfhA4D/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76TxVTh2cM/