ShowBiz

Në prag të lindjes, Afërdita tregon se e ka gati garderobën e të birit

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti I saj Jakub Kindl do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali.

Modelja është në muajin e tetë të shtatëzanisë dhe vogëlushi pritet të vijë në jetë në muajin shkurt.

Afërdita ka treguar herë pas here momente të ndryshme nga shtatëzania duke dhënë detaje dhe duke pozuar vazhdimisht me barkun e rrumbullakosur që tashmë është i dukshëm.

Ndërkohë në prag të lindjes, modelja ka treguar se tashmë e ka gati garderobën e vogëlushit.

Ajo ka publikuar një video të shkurtër ku tregon disa nga robat e djalit dhe lodrat me të cilat do të luajë.

“Organizuam dollapin dje, faleminderit teze Jehona për ndihmën”, shkruan Afërdita krahas videos ku gjithçka duket kaq e këndshme.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIEyFlopbNI/