Gjermania ka vendosur të shtyjë lockdown-in që ishte parashikuar deri në fund të janarit për në datën 14 shkurt.
Në një konferencë për mediat ditën e martë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve kanë vendosur që mbyllja e detyruar të shtyhet për shkak të rrezikut që vjen nga mutacioni i virusit që po prek rëndë Britaninë e Madhe dhe Irlandën.
“Ne duket të veprojmë tani, në të kundër shifrat do të rriten ndjeshëm dhe do të jemi përballë një rreziku serioz”, tha Merkel gjatë konferencës.
Ndërkohë u disktuan gjithashtu edhe masat që do të zbatohen deri në përfundim të lockdown-it.
Konkretisht takimet jashtë shtëpisë do të lejohen vetëm me një person dhe është e këshillueshme që numri i kontakteve me persona të tjerë të jetë sa më i vogël.
Maskat janë të detyrueshme në transportin publik e në dyqane dhe jo maska lecke, por maska me filtër mbrojtës ose ndryshe FFP2 të cilat garantojnë më shumë mbrotje sesa maskat e zakonshme.
Qëndrat e kujdesit ditor dhe shkollat do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur deri në 14 shkurt.
Gjithashtu nëse është e mundur, këshillohet puna nga shtëpia për të shmangur sa më shumë kontaktet me njerëz të tjerë dhe për të garantuar shkëputjen e zinxhirit të përpahjes së virusit.
Shërbimi në kisha ndërkaq është i lejuar vetëm në rast se garantohet distanca prej 1,5 metër, si dhe përdorimi i maskave me mbrojtje të lartë.
Ndërsa takimet me më shumë se 10 persona duhet të raportohen në zyrat përkatëse të paktën dy ditë më parë.
Masat do të jenë më të rrepta në zonat ku numri i të infektuarve është i lartë duke e krahasuar me numrin e banorëve që jetojnë në këtë zonë.
Të gjitha këto masa janë marrë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit dhe rrezikun që vjen nga mutacioni i ri që ai ka pësuar.
Link: https://www.instagram.com/p/CKPiImlDSoP/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIDjZirjAaW/