Gjatë puntatës së djeshme në “Përputhen”, u transmetua takimi midis Sindit dhe Muratit.
Gjatë momentit që po diskutohej ky takim, Bora e ndërpreu Arjanin për të tregur diçka që pa midis Sindit dhe Atdheut.
Ajo tregoi se Sindi i shkeli syrin Atdheut dhe ky i fundit ja ktheu me një puthje.
Bora kërkoi të dinte diçka më tepër, pasi ata të dy i ka parë shumë të afërt dhe në prapaskenë.
Atdheu filloi të qeshte, ndërsa tregoi se në fakt ishte një puthje shoqërore, ndërsa Sindi po duke qeshur tregoi se e respekton shyumë Atdheun.
Ai ishte i vetmi që i ka shkruar dhe i ka ofruar mbështetje gjatë kohës që kishte një problem dhe nuk ishte e pranishme gjatë emisionit.
Kujtojmë se Atdheu ka pasur disa takime të nxehta me Melisën, ndërsa Sindi është takuar me djalin turk që ka ardhur së fundmi në “Përputhen”
Link: https://www.instagram.com/p/CKPHBKIBUbm/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJHG8WEBC4S/