ShowBiz

Mbrëmjet në shtëpinë e Rudinës janë kaq unike, aktorja zbulon rutinën e saj

Aktorja Rudina Dembacaj është mjaft aktive në instagram ku ndan shpesh me publikun detaje dhe momente të ndryshme nga jeta e saj profesionale, por edhe private.

Ajo u vendos së fundmi në qendër të vëmendjes, pas propozimit për martesë nga ish deputeti Mark Froku si dhe pas ceremonisë në bashki që në fillim të këtij viti.

Rudina ka treguar gjithashtu se kur të përfundojë pandemia do të bëjnë një ceremoni dasme me shumë të ftuar.

Ndërkaq ajo ka treguar përmes disa videove në instagram momente nga rutina e saj e mbrëmjes me Viktorian.

Ajo çdo mbrëmje i lexon vogëlushes përalla dhe bashkë me të indentifikojnë personazhet përmes figurave.

Viktoria është vajza e aktores nga martesa e saj e parë, ndërsa e pyetur disa herë nëse do të donte fëmijë të tjerë ajo është përgjigjur pozitivish, por ka deklaruar se e ka në planet e saj të ardhshme, sa të rritet edhe pak Viktoria.

Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJMT94gHXJ4/