739 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke rregjistruar kështu një rritje të rasteve pozitive krahasuar me ditët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë raporton se në total janë kryer 3314 testime, ndërsa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 7 persona, një numër i lartë krahasuar me mesataren e ditëve e fundit.
Viktimat kanë qenë të moshës 59 deri në 75 vjeç.
Ndërkohë në të katërta spitalet në vend po marrin trajtim spitalor 274 pacientë, 23 në terapi intensive, 5 të intubuar.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të përsërisin apelin për të respektuar rregullat e higjenës dhe të distancës, ndërsa theksojnë domosdoshmërinë e përdorimit të maskave si në ambjente të mbyllura edhe në ato të hapura.
Link dhe burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/