Aktualitet

E rëndë, 10 vjeçarja ndërron jetë pas një sfide ekstreme në Tik Tok

Rrjetet sociale e kanë rritur gjithnjë e më shumë ndikimin tek përdoruesit e tyre dhe sidomos tek moshat e reja.

Tashmë ato përdoren nga të gjitha moshat dhe ka shumë përdorues nën moshën 18 vjeç që kanë llogari në rrjetet të ndryshme sociale dhe që gjithnjë e më shumë po i përdorin shpesh herë edhe pa kontroll.

Së fundi një 10 vjeçare në Itali ka mbetur viktimë e përdorimit të rrjeteve sociale.

Ajo i është nënshtruar një sfide në tik tok të quajtur “Black out” , një sfidë mbytjeje ekstremë që ka përfunduar tragjikisht për 10 vjeçaren.

Vajza për të realizuar sfidën ka lidhur në fyt një rrip, por duket se nuk ka mundur dot të lirohet prej tij, duke përfunduar në gjëndje kome, ndërsa mësohet se fatkeqësisht mjekët nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë.

Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin publik dhe konsiderohet si një ngjarje shumë e rëndë shkaktuar prej rrjeteve sociale.

Lnk: https://www.giornaledibrescia.it/italia-ed-estero/sfida-di-soffocamento-su-tiktok-muore-bambina-di-10-anni-1.3544638

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/sDwhXKJijyE