ShowBiz

Emri i Taynës, ndriçon urën e Bosforit, këngëtarja nuk mund të merrte surprizë më të bukur

Reperja Tayna ndodhet aktulisht në Stamboll ku po kalon disa ditë pushimi dhe ku e shohim të postojë foto dhe video të ndryshme teksa po shijon qëndrimin aty.

Një prej momenteve më unike të këtij udhëtimi është një surprizë që i ka ardhur nga mikesha e saj Rina Malësori.

Ajo ka vendosur të ndriçojë urën e Bosforit me emrin e këngëtares dhe me disa shprehje motivuese për të.

“ Sinonim i femrave rebele, Tayna, guximi për çmenduri, Tayna”, këto ishin disa nga fjalët që kaluan për disa minuta në urën e Bosforit si një dhuratë për këngëtaren nga mikesha e saj.

Ajo ka falënderuar mikeshën e saj, ndërsa është shprehur shumë e emocionuar për këtë surprizë.

Në një mesazh dërguar Rinës ajo i shkruan: “ Të dua shumë ton jetën, surprizë ma të mirë, kurrë në jetë nuk kam marrë, kaq”, shkruan ajo, ndërsa duket qartë edhe në video që kjo surprizë e ka emocionuar dhe i ka bërë shumë përshtypje.

Link: https://www.instagram.com/p/CKUATuvAAiM/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIwXeheAO6k/