Andi dhe Tea janë çifti i parë që do të dalin të përputhur nga spektakli.
Emisioni i djeshëm ishte hera e tyre e fundit në studio, pasi tashmë do të preferojnë të njihen jashtë vëmendjes së publikut dhe kamerave.
Ata të dy i janë përgjigjur pyetjeve të publikut të cilët kanë dashur të dijnë se a zihen ndonjëherë ata si dhe detaje të ndryshme nga lidhja e tyre.
Tea është përgjigjur se deri tani nuk është zënë asnjëherë me Andin, ndërsa më pas ka treguar përpara kameras bisedën e fundit në telefon.
Andi e ka vendosur emrin e saj në telefon nuse dhe madje ashtu i flet edhe në mesazhe të cilat nisin me frazën: “Mirëmengjes nuse”, më pas shohim zemra dhe mesazhe gjithë dashuri.
Ata bisedojnë me humor për planet e të ardhmes, pasi Tea i thotë që nuk ka fjetur gjithë natën dhe Andi e pyet nëse po mendonte për emrin e çunit.
Ata të dy do të jenë të pranishëm edhe të dielën në Prime dhe më pas do të vazhdojnë të njihen jashtë emisionit.
Link: https://www.instagram.com/p/CKW1vNoB5BM/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIqyWRZBuCN/