538 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht 9 persona nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me sëmundjen.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit 401 persona janë shëruar duke e çuar numrin e personave të shëruar në 44291 që prej fillimit të pandemisë në vend.
Vatra më e nxehtë vijon të jetë Tirana, ndërsa mësohet se në të katërta spitalet në vend po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të treguar kujdes dhe për të respektuar rregullat e higjenës dhe distancës sociale.
Link dhe Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/