ShowBiz

U përfol për një lidhje me Vildan Zenelin, reagon për herë të parë djali i Ardit Gjebreas

Në mediat online ka qarkulluar së fundmi lajmi se djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea është në një lidhje me modelen e njohur Vildan Zeneli.

Ata janë parë bashkë në SHBA dhe kaq ka mjaftuar që të nisin aludimet e para.

Por duket se zërat janë bërë shqetësuse dhe kjo e ka detyruar djalin e moderatorit Jonin që të reagojë për herë të parë duke sqaruar njëherë e mirë se këto lajme nuk janë aspak të vërteta dhe se ai me Vildanë njihen prej 10 vitesh dhe kanë një shoqëri shumë të  mirë me njëri tjetrin.

Ai shkruan se në New York ka qenë për punë dhe ashtu siç bëjnë miqtë dhe ai me Vildanë u takua për të drekuar.

Jon ka kërkuar nga mediat që të mos përhapin më lajme të pavërteta, duke prishur reputacionin e shumë personave të përfshirë.

Nga ana tjetër edhe Vildan ka bërë reply në statusin e tij ndërsa shkruan: “Për fat të keq, njerëzve të njohur ju ngjiten pas humë të pavërteta të cilat kalojnë limitin dhe ndikojnë tek ne. Jon Gjebrea faleminderi për këtë shpjegim dhe më vjen keq që na u desh ta sqarojmë shoqërinë tonë 10 vjeçare”

Kështu Joni vendosi që t’ua mbylle gojën të gjithëve duke thënë njëherë e mirë se mes tij dhe Vildan nuk ka asnjë lidhje, përveç asaj të miqësisë.

Link: https://www.instagram.com/jongjebrea_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKSB0QLApJ3/https://www.instagram.com/p/CGOtUtPAuME/