879 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar sërish rritje të rasteve ditore pozitive.
Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj ditor njofton se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 8 persona midis moshës 59 dhe 81 vjeç.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar në total 589 qytetar.
Në të katërta spitalet në vend situata është e qëndrueshme dhe janë duke u trajtuar 284 pacientë, 21 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e distancimit social dhe të higjenës.
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/