Rudina Demneri, moderatorja e famshme që shumë e njohin me pseudonimin Paloma është e njohur për guximin e saj të pazakontë dhe për pyetjet e sikletshme që ju drejtonte kryesisht politikanëve.
Gjatë shumë viteve karierë ajo ka rrëfyer gjatë emisionit “Wake Up” në “Top Channel”, pyetjen më të sikletshme që i është dashur të bëjë.
Ajo ka rrëfyer se ka pyetur dikur Fatos Nanon në sy të bashkëshortes: “Kur do bëjmë seks bashkë”.
Rudina tregon se ka qenë një moment shumë i sikletshëm dhe mendoi se në një moment mund ti vinte ndonjë shpullë nga gruaja e tij, apo edhe nga ai vetë.
Ajo tha gjithashtu se pyetja ishte e stisur pasi donte ta ftonte në një takim pijesh, pasi të gjithë e dinin që ai pinte shumë alkol dhe ajo dëshironte ta dinte nëse kjo ishte e vërtetë.
Më pas ajo tha se pyetja sigurisht që u morr në kontekstin e shakasë, pasi ajo ishte e vogël atëherë dhe të gjithë e dinin gjithashtu natyrën e pyetjeve që bëheshin për atë lloj emisioni.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=76p1LkXsqZo&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BmT51jiBJhp/,https://www.instagram.com/p/CKM4TZRBRTK/