Këngëtari Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvie Jao kanë një histori shumë të veçantë njohjeje.
Ajo ka treguar se Shpati e ka njohur prej punës së saj si grimiere dhe ka qenë pikërisht ditën kur i ka bërë grim për herë të parë.
Selvija është pyetur nëse i ka bërë ndonjëherë grim Shpatit dhe ajo është përgjigjur se nga aty ka nisur gjithçka.
Ajo shton gjithashtu se ka patur shumë pyetje lidhur me Shpatin, dhe historinë e tyre, por tha se do të preferonte që këto ti zbulonte në ndonjë intervistë dhe jo përmes instagramit.
Kujtojmë se Shpati dhe partnerja e tij u fejuan në 25 dhjetor të vitit që shkoi dhe këngëtari postoi disa foto nga ceremonia e shkëmbimit të unazave me njëri tjetrin.
Link: https://www.instagram.com/selvije.jao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJjXT-Uppms/