Një ditë më parë partnerja e reperi Stresi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një super tatuazh që i mbulonte gjithë krahun.
Krahas fotos së postuar në instagram ajo shkruante: “Surprizë”, ndërsa shumica nga ndjekësit dhe fansat e saj u habitën nga guximi që tregoi për një ndryshim të tillë.
Megjithatë duket se gjithçka ishte një lojë për një person të rëndësishëm.
Kejsi tregoi se tatuazhi nuk ishte real dhe se nuk qëndron për një kohë të gjatë.
“Pasi kam qenë gjithmonë shumë kureshtare nëse do të më pëlqente një tatuazh i tillë.. Jo tatuazhi nuk është i vërtetë, nuk është as mëngë, por është si ato tatuazhet që gjenim në patatina kur ishim të vëgjël në version shumë të madh. Dua ua sugjeroja nëse e keni dëshirën, por jeni të pavendosur. Si përfundim ideja më pëlqeu shumë, por nëse do ishte diçka momentale jo për gjithë jetën. Që kështu vendosa që nuk ishte diçka për mua. Çdo tatuazh që kam bërë deri sot e dua akoma dhe skam pendesë për asnjë, ndaj për një hap kaq të madhe mu desh ta bëja si provë, ta shifja veten me të. Plus i bëra prank dikujt shumë të rëndësishëm dhe reagimi i tij ishte shumë perfekt”, shkruan Kejsi në foton e postuar në instagram ku sqaron të vërtetën e tatuazhit.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJmAJk3AZwX/