Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të vogëlushit Krid në qershor të vitit që shkoi.
Moderatoren e shohim shpesh teksa ndan me ndjekësit momente të ndryshme së bashku me Krid i cili rritet dhe zbukurohet dita ditës.
Këtë herë ajo ka pozuar për kopertinën e revistës “Global Woman”, veshur e gjitha me të bardha, ndërsa në duar ka Kridin të cilin po e ushqen në gji.
Klea duket si një perëndeshë dhe krahas fotos nuk kanë munguar komentet dhe komplimentat pafund nga miq dhe fansa.
“Zoti është grua”, shkruan ajo krahas fotos që ju ka bërë përshtypje të gjithë ndjekësve të saj.
Link: https://www.instagram.com/p/CKhXGwvjsVi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI3cxc3DS5L/