Partnerja e Cristiano Ronaldo, modelja Georgina Rodriguez feston sot 27 vjetorin e lindjes.
I pari që e ka uruar dhe padyshim surprizuar është partneri i saj.
Modelja ka postuar në instagram një moment nga darka e tyre romantike nën dritën e qirinjve, organizuar si surprizë nga Ronaldo për ditëlindjen e saj.
Më pas ajo ka postuar gjithashtu një tufë me trëndafila të kuq, dhuratë nga futbollisti.
“Dashuria ime”, shkruan ajo në foton e luleve, dhuratë nga Ronaldo.
Ndërsa ky i fundit ka postuar në instagram një foto ku ata pozojnë së bashku ndërsa krahas fotos shkruan: “ Urime dashuria e jetës time” dhe krahas urimit të tij shohim me mijëra urime nga miq dhe fansa të çiftit.
Link: https://www.instagram.com/georginagio/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKi708wg3xg/