ShowBiz

“Ana është…”, Fationi flet për Anën e parë dhe i lë të gjithë pa fjalë me atë që thotë

Fation Kuqari, personazhi më i përfolur në “Përputhen”, u largua prej emisionit i papërputhur duke lënë çdo gjë në mes.

Megjithatë ai është bërë aq i njohur saqë prezenca e tij nëpër studio të ndryshme televizive është shumë e rëndësishme, pasi deklaratat e tij zakonisht bëjnë bujë.

Së fundmi ai është ftuar në “Rope with Olsi”, ku ka folur gjatë për “Përputhen” dhe planet e tij në të ardhmen.

Ai është vënë përballë fotografive të vajzave me disa karakteristika, dhe i është dashur të zgjedhë një që i përshtatet më shumë vajzave.

Kur ka dalë fotoja e Anës së parë me të cilën u duk sikur Fationi pati njëfarë tërheqjeje, ai e cilësoi atë mendjelehtë duke shtuar se dihet për çfarë e thotë, por nga ana tjetër deklaroi se ajo në fakt është një vajzë shumë e mirë.

Mesa duket Fationi pavarësisht se nuk u përputh me të, ruan respekt për Anën dhe në përgjithësi ka një mendim të mirë për të.

Link: https://youtu.be/QmyeWpATa2Y

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGiNpLeHA9H/