Këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku ka diskutuar për arritjet dhe sukseset në jetën e saj profesionale, ndërsa nuk nguroi të fliste edhe për disa nga momentet e vështira.
Ndërkohë gjatë emisionit ajo është surprizuar nga tre meshkujt të rëndësishëm të jetës së saj.
Fillimisht ka qenë Ardi Asllani, miku i saj më i mirë që i kishte dërguar një mesazh dhe që e bëri Jonidën të buzëqeshte.
Më pas ajo ka dëgjuar dy mesazhe zanore që nuk i priste aspak dhe që e bënë të derdhë lotë dhe të emocionohet në studio.
Mesazhi i parë ishte nga i ati i cili i ka thënë Jonidës se dëshiron që ajo të jetë e lumtur, ndërsa i thotë se e do shumë dhe se është një fat I madh që e ka.
Jonida e emocionuar dhe mes lotësh tregon se i ati është mashkulli perfekt, burri ideal.
Më pas vjen një mesazh nga Dan, i biri i cili i thotë se e do shumë dhe se ajo është mami më e mirë në botë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=aNl9UuSYBms&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKQ9UODHG4u/