ShowBiz

Në një vjetorin e të birit, Fatma poston foton e parë direkt pas lindjes

Noah feston sot një vjetorin e lindjes dhe mami me babin kanë një urim special për të.

Fatma ka vendosur ta urojë të birin duke postuar në instagram një foto të tij të porsalindur, ndërsa e mban në duar për herë të parë.

Krahas kësaj ajo ka postuar edhe një tjetër foto ku vogëlushi Noah është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë, teksa pozon në krahët e mamit.

“Sot bëjmë një vjeç. Noah dhe unë duam të dërgojmë një përqafim të madh për të gjitha mamat, është një botë nënash”, shkruan ajo krahas fotove me të birin.

Shumë miq e fansa të moderatores e kanë uruar të voglin e saj me rastin e ditëlindjes, duke i shprehur gjithë dashurinë dhe bekimet për një jetë të gjatë e të lumtur.

Link: https://www.instagram.com/p/CKlg4ghAZvN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI08tnShbUe/