Aktualitet

Shifra marramendëse, YouTube tregon sa kanë fituar krijuesit e kanaleve në tre vitet e fundit

Të kesh një kanal në YouTube dhe mbi të gjitha një numër të konsiderueshëm ndjekësish është parë si një metodë shumë e mirë fitimi.

Në fakt shifrat tregojnë se fitimet nga YouTube mund të jenë vërtetë marramendëse.

Në raportin e parë të CEO-s së YouTube Susan Wojcicki u tha se vitet e fundit dhe sidomos gjatë 2020 pati një rritje të konsiderueshme të numrit të kanaleve dhe kjo është e kuptueshme në këtë periudhë pandemie.

Konkretisht sipas raportit në tre vitet e fundit, gjiganti YouTube ka paguar në total 30 bilion dollar për të gjithë artistët, mediat dhe gjithë personat që kanë një kanal në këtë platformë.

Vetëm gjatë 2019, fitimet në total kanë qenë rreth 16 bilion dollar dhe kjo sipas Wojcicki-t është ekuivalente me gati 345 mijë vende pune me kohë të plotë.

Por pavarësisht kësaj rritjeje në vitet e fundit, Wojcicki, rrëfen se ekziston një fushë në të cilën YouTube ka nevojë për ndihmë dhe kjo ka të bëjë me të ashtuquajturat strike që merren sa i takon përmbajtjes së materialeve që publikohen në kanale.

Strike që lidhen me përmbajtjen mund të merren për shumë arsye dhe prej tyre ndonjëherë nuk shpëtojnë as personat më vigjilentë.

Marrja e tyre përbën rrezik për kanalin dhe për këtë arsye kujdesi duhet të jetë shumë i madh.

YouTube Music ka arritur në total 30 milion anëtarë me pagesë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të publikuar numri i kanaleve është 3 fishuar.

Link: https://unsplash.com/photos/8LfE0Lywyak

Burimi i lajmit: https://www.digitalmusicnews.com/2021/01/27/youtube-creator-contributions-report-2021/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/4QmSdCP4bhM