Aktualitet

E fundit, shifrat nuk njohin ulje, 8 persona ndërrojnë jetë

896 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar sërish një tjetër ditë me shifra të larta.

Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë ndërruar jetë 8 persona midis moshës 46 deri në 86.

Ndërkaq është rritur edhe numri i personave të shtruar në spitale.

Aktualisht në të trea spitalet në vend po marrin trajtim spitalor309 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët katër janë të intubuar.

Vatra më e nxehtë e epidemisë vijon të jetë Tirana ku janë rregjistruar 306 raste në 24 orë.

Ndërkohë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 46 mijë e 420 që prej fillimit të epidemisë.

Link dhe burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/