ShowBiz

Sa qenka rritur barku… Elita pozon në muajt e fundit të shtatëzanisë dhe duket në super formë

Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze.

Vogëlushi Zëri do të bëhet me një motër të vogël dhe Elita është aktualisht në fund të muajit të tetë.

Ajo ka pozuar së fundmi me barkun e rrumbullasur nën një fustan të zi dhe duket në formë perfekte.

Gjiko dhe Elita zbuluar pak kohë më parë gjininë e bebit dhe që të dy dukeshin shumë të lumtur që këtë herë do të bëhen me vajzë.

Moderatorja dhe reperi u martuan tre vite më parë, ndërsa një vit më pas u bënë prindër të vogëlushit Zëri i cili pas pak do të festojë dy vjetorin e lindjes.

Ata të dy ende nuk e kanë zbuluar emrin e vogëlushes, por Gjiko ka thënë në një intervistë se emrat zbulohen dhe duke pasur parasysh emrin unik të vogëlushit, të gjithë mezi po e presin emrin që do ti vendosin vajzës.

Link: https://www.instagram.com/p/CKd5RjdhYpc/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG-bkdthZQG/