ShowBiz

Të ndarë, por bashkë kur duhet, Rudina dhe Aleksi kanë një raport për t’u patur zili

Rudina Dembacaj dhe ish bashkëshorti i saj shkaktuar jo pak zhurmë në media kur vendosën ti jepnin fund martesës.

Më pas aktorja bëri publike lidhjen e saj me ish deputetin Mark Froku dhe përsëri u vëndos në qendër të vëmendjes.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë e shohim teksa poston foto dhe video të ndryshme duke treguar detaje nga jeta e saj private.

Ndërkohë pavarësisht se është ndarë, ajo vazhdon të ketë një raport shumë të mirë me ish bashkëshortin e saj dhe kjo për hir të vajzës që kanë bashkë.

Ata i shohim gjithmonë aty për Vikin në raste festash e ditëlindjesh dhe Rudina ka treguar se ata të dy do jenë gjithmonë për të voglën e tyre.

Së fundmi ata të dy dhe Viki kanë dalë të tre bashkë shëtitje nga liqeni dhe krahas fotove të postuara në instagram Rudina ka shkruar: “Buzëqeshja e saj është gjithçka për ne”.

Krahas fotos shohim se aktorja ka marrë vlerësime pozitive për raportin që ruan me ish bashkëshortin edhe pas ndarjes.

Link: https://www.instagram.com/p/CKqop9HHiUZ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIjIq-kBfLa/