ShowBiz

“Tani të ra ndërmend për publikun..”, Ana reagon ashpër pas videos së Teas

Tea dhe Bearti janë të lidhur bashkë dhe lidhja me Andin ishte veç për show.

Tea ka sqaruar gjithçka duke thënë se Olsa ishte në dijeni, ndërsa i kërkon ndjesë publikun, por ishte e detyruar për shkak të kontratës.

Kjo deklaratë e Teas është diskutuar gjatë, por një reagim ka patur edhe nga Ana Kauri, njëra prej vajzave të Përputhen.

Në një status në instagram ajo shkruan: “Hap sytë në mëngjes dhe më del para e vërteta e Tea Trifonit. Pash zotin o Tea tani të ra ndërmend publiku ty? Nuk kujtoheshe për ta kur shikoje fan page Tea Andi, apo ku shihje ndjekësit që të rriteshin dita ditës vetëm nga kjo lidhje e supozuar, apo kur shikoje editimet që bëheshin për ju të dy, . Ku ishte Tea të thoshte, po Bearti ku është apo i pëlqen ajo që i servirej nga fama. Askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do ta bësh. Apo të mbeti merak që nuk e bëre viktimën brenda dhe po e bën jashtë”

Kujtojmë se Ana edhe më herët nuk e ka besuar historinë e saj me Andin dhe këtë e ka treguar edhe gjatë emisionit disa herë.

Link: https://www.instagram.com/annakauri/

Burimi i fotos: /https://www.instagram.com/p/B5yMWAYBgo4/https://www.instagram.com/p/CKoszIUBIqMqZOJ6ZxlNPsXK5p2zY_rCdUfj9g0/