ShowBiz

Tea rrëfen të vërtetën e saj, por menjëherë më pas i ndodh e papritura…

Tea, Andi dhe Bearti janë tre emrat më të përfolur këto dy ditët e fundit.

Pas publikimit të fotove që dëshmonin lidhjen e saj me Beartin, Tea reaguar duke sqaruar gjithë të vërtetën.

Ajo tha se produksioni ishte në dijeni të historisë së saj me Beartin dhe të faktit që ajo kishte shkuar ne Kosovë me të.

Tea tregoi gjithashtu se fotot i publikuan vetë, pasi ishte e lodhur duke u shtirur, ndërsa shtoi se edhe Andi ishte në dijeni dhe që të dy donin të iknin prej emisionit që në dhjetor të vitit të kaluar, por kishin frikën e kontratës së nënshkruar.

Por pavarësisht këtij rrëfimi, duket se jo të gjithë janë bindur dhe kjo duket qartë në uljen e papritur të numrit të ndjekësve të saj në instagram.

Konkretisht vetëm gjatë mbrëmjes Tea ka rreth 8 mijë ndjekës më pak.

Deri dje numri i ndjekësve të saj ishte 531k, ndërsa nëse shohim sot, ata janë reduktuar në 523k dhe ky është një numër i lartë brenda pak orësh.

Link: https://www.instagram.com/tea.trifoni/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJMKO3oBUJr/