Këngëtarja Elvana Gjata feston sot 34 vjetorin e lindjes.
Ajo ka postuar në instagram një video ku shohim prindërit e saj me buqeta me lule, teksa i trokasin në shtëpi për ta uruar.
Këngëtarja ka filmuar të ëmën që shfaqet fillimisht me një vazo me tulipan të bardhë në duar, ndërsa më pas i ati me një tufë trëndafilash rozë.
Sapo i sheh në derë, Elvana fillon të këndojë vetë gëzuar ditëlindjen, ndërsa shoqërohet nga zëri i nënës dhe i të atit që hyjnë brenda me lulet në duar, ndërsa i urojnë të bijës ditëlindjen.
Kujtojmë se këngëtarja është rrallë aktive në rrjetet sociale, por kur hyn, arrin gjithmonë të tërheqë vëmendjen e të gjithë fansave dhe miqve të saj me postimet e veçanta.
Link: https://www.instagram.com/elvanagjataaaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBldwBlpfmM/