Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër të një vajze ne mes të muajit dhjetor të vitit të shkuar.
Ata vendosën ta quajnë vogëlushen Poem Blu, një emër krejt i pazakontë dhe që ngjalli një kureshtje tek të gjithë fansat.
Atë e kanë pyetur se përse zgjodhi emrin Poem për të voglën e saj dhe ajo përgjigjet: “Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falënderoj personin i cili kur kam bërë pyetjen këtu në instagram më ka sugjeruar emrin Poem, nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi, nqs e lexon këtë, të falënderoj nga zemra”, shkruan Sara në përgjigje të pyetjes duke zbuluar kështu se këtë emër ja paska sugjeruar dikush në instagram.
Ajo nuk e ka zbuluar gjithsesi kuptimin e emrin, por vetëm se nga kush është frymëzuar për ta quajtur të bijën Poem Blu.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ9PIn7HPj_/