ShowBiz

Blero bashkëshorti ideal, ja si e kujton përvjetorin me Afronën

Këngëtari Blero Muharremi dhe bashkëshortja e tij Afrona Dika festojnë sot 6 vjetorin e lidhjes së bashku.

Këngëtari jo vetëm që është kujtuar, por e ka uruar partneren në rrjetet sociale me një foto ku pozojnë së bashku krahas së cilës shkruan: “Urime 6 vjetorin dashuri”, shoqëruar me disa zemra të kuqe.

Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019 në një ceremoni madhështore buzë detit ku ishin të ftuar miq, familjarë e kolegë të çiftit.

Dasma e tyre ishte padyshim evenimenti i vitit, ndërsa jehona e saj vijoi edhe për disa ditë më pas, pasi ata të dy organizuan edhe disa festa post dasme të cilat po ashtu si dasma ishin të veçanta.

Afrona është një modele e suksesshme që punon kryesisht në Zvicër.

Atë dhe Bleron i shohim shpesh herë të ndajnë me fansat në instagram momente të ndryshme nga jeta e tyre private.

Link: https://www.instagram.com/bleromuharremi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvSNrQ5pPAe/