ShowBiz

I lidhur apo jo me Melisën…, Andi thyen për herë të parë heshtjen

Kohët e fundit po përflitet se Andi dhe Melisa janë një çift dhe në rrjet kanë qarkulluar disa foto të dyshimta.

Përveç këtyre kanë ardhur edhe disa deklarata nga ish konkurentë të “Përputhen” si Shqipja apo Fationi.

Por Melisa ka mohuar të ketë një lidhje me Andin, pavarësisht fotove apo dyshimeve të ndryshme.

Lidhur me këtë temë ka folur vetë Andi gjatë intervistës me Olsi Bylykun.

Kur  u pyet se çfarë do ti thoshte Melisës po ta shihte në rrugë, Andi ka thënë: “Melisën e kam shumë shoqe, kam shumë respekt, do tit hoja suksese në jetë, besoj që ka për të ecur shumë përpara, kam një simpati për Melisën”.

Ndërsa nëse do të përputhej apo jo me të, Andi ka thënë se ai ka dalë me Melisën disa herë jashtë emisionit dhe se ajo i duket një vazhë e mirë me iniciativa të larta.

Por gjithsesi ai nuk ka thënë një përgjigje konkrete, vetëm ka shtuar se nuk e njeh aq sa për ta pohuar një gjë të tillë, nëse do të përputhej apo jo me të.

Link: https://youtu.be/DKJ7AKtfmis

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHiXH4UHCDh/https://www.instagram.com/p/CI_HNPSFb05/