1057 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e saj zyrtar njofton se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 14 persona.
Kjo është dita e dytë me shifrat më të larta të rregjistruara ndonjëherë në 11 muaj pandemi.
i lartë paraqitet edhe numri i të shtruarve në spital.
Aktualisht në të katërta spitalet në vendin po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 585 qytetarë duke e çuar në 49543 numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në vend.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e higjenës, si dhe gjithë protokollet e sigurisë për të shmangur transmetimin e mëtejshëm të sëmundjes.
Link: https://shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/