Aktualitet

Kriter i ri përdorimi për Tik Tok, nga 9 shkurti nëse nuk plotësoni këtë kusht, llogaria bllokohet

Rrjeti social Tik Tok i përdorur gjerësisht sidomos nga të rinjtë ka vendosur masa të reja përdorimi me kriter moshën në Itali.

Ky vendim është marrë pas presionit të autoriteteve italiane kundrejt platformës në fjalë nisur nga ngjarja e rëndë e pak javëve më parë ku një 10 vjeçare në Siçili ndërroi jetë e mbytur pas një sfide të rrezikshme në Tik Tok.

Konkretisht duke nisur që nga data 9 shkurt të gjithë përdoruesve në Itali do t’ju bllokohet llogaria deri në momentin që do të vendosin datën dhe vitin e lindjes.

Ndërsa personave nën 13 vjeç nuk do t’ju lejohet përdorimi i këtij rrjeti social.

Ndërkaq për të verifikuar vërtetësinë e të dhënave të moshës nga përdoruesit po diskutohet që të vihet në përdorim inteligjenca artificiale.

Shumë përdorues për t’u rregjistruar në platformë rrisin moshën dhe kjo do të çonte në dështimin e masave që po ndërrmeren në këtë drejtim.

Ekspertët theksojnë se kontrolli i moshës përmes inteligjencës artificiale nënkupton të studiohet dhe analizohet më shumë në të ardhmen sjellja e përdoruesve duke nisur që nga videot që ata aplodojnë e deri tek ato çfarë postojnë në rrjet.

Kjo do të siguronte në të ardhmen më shumë mbrojtje sidomos për minorenët që janë veçanërisht të rrezikuar nga përdorimi dhe realizimi i sfidave të rrezikshme, siç ndodhi me 10 vjeçaren në Itali, një ngjarje që tronditi opinionin publik.

Link: https://unsplash.com/photos/q1n1LmoL4Es

Burimi i lajmit: https://www.xing-news.com/reader/news/articles/3791840?cce=em5e0cbb4d.%3AFSNw_IVStdQ38psrhY0nAN&link_position=digest&newsletter_id=71900&toolbar=true&xng_share_origin=email

Burimi i fotos:https://unsplash.com/photos/5JSZzMilCVo