Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi në qershor të vitit të kalaur u bënë prindër të një vajze.
Ata postojnë vazhdimisht foto dhe video me të voglën e tyre e cila tashmë është rritur dhe gjithnjë e më shumë po bëhet një bukuroshe e vërtetë.
Së fundmi Jonida ka zbuluar se vogëlushja është e çmendur pas të atit, madje edhe fjala e parë që ka belbëzuar ka qenë “Baba”.
Aktorja ka treguar gjithashtu përmes një videoje se si reagon Emi kur sheh babin në televizor.
Vogëlushja ndodhet në rrethoren e saj dhe sapo sheh babin zgjat dorën drejt ekranit dhe afrohet, ndërsa hidhet përjetë e lumtur.
“ U çmend pas babës së vet, jam pajtuar me këtë fakt”, shkruan Jonida krahas videos që është një prej më të bukurave që keni parë prej saj dhe Emit.
Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIx8xxMsPob/