ShowBiz

Noah hedh hapat e parë dhe nis shëtitjet, kjo video do t’ua zbukurojë ditën

Noah, djali i Fatmës dhe Alfios sapo festoi një vjetorin e lindjes.

Vogëlushi është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë e madje tashmë ka filluar të hedhë hapat e parë.

Alfio ka postuar në instagram një video ku vogëlushi shihet duke shtyrë një lodër dhe duke ecur njëkohësisht.

Ata të tre ndodhen në qendër dhe vogëlushi duket kaq i lumtur që po ecën vetë, ndërsa prindërit janë të lumtur bashkë me të që vogëlushi po hedh hapat e parë.

Vogëlushi erdhi në jetë në fund të janarit të vitit të shkuar dhe prindërit e tij, ndajnë herë pas here, fotot dhe video me të në rrjetet sociale.

Fatma dhe Alfio i organizuan vogëlushit një festë speciale për një vjetorin e lindjes.

Link: https://www.instagram.com/p/CK_LhblAjn5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI08tnShbUe/