ShowBiz

Çfarë po ndodh me Fationin dhe Anën, dyshja kapen mat shumë të afërt me njëri tjetrin

Fation Kuqari është një prej djemve që ka ikur së fundmi nga “Përputhen”.

Ai u largua pasi akuzoi konkurentët për falsitet dhe për faktin që ishin bërë të gjithë dashnorë me njëri tjetrin.

Ndërsa  Ana u largua nga prokusioni pas skandalit të fotove me Arjonin.

Ata të dy edhe gjatë emisionit patën një farë kimie me njëri tjetrin dhe dukej sikur diçka ishte duke lindur mes tyre, por më pas u përfshinë në një debat dhe nuk dolën më me njëri tjetrin.

Por pavarësisht debateve duket se kanë ruajtur një raport të mirë me njëri tjetrin, pasi shohim se janë filmuar nën shoqërinë e njëri tjetrit, shumë të afërt dhe duke qeshur.

Kjo video është postuar nga vetë Olsa, autorja e programit dhe në video shihet moderatorja e “Shqipëria Live”, Erjona Rusi që teksa bën një video e drejton kamerën nga ata të dy që po qeshin.

“Çfarë po ndodh”, shkruan Olsa krahas videos në fjalë ku bën tag dy protagonistët.

Link: https://www.instagram.com/olsamuhameti/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGiNpLeHA9H/