ShowBiz

Lamtumirë flokë të gjata, nuk do ta besoni si duket Jennifer Lopez me flokët krejt të shkurtëra

Jennifer Lopez është padyshim një prej personazheve që habit vazhdimisht fansat dhe kjo falë pamjes së saj perfekte.

Edhe pse i ka kaluar të 50-tat, trupin dhe pamjen e saj do ti kishte zili edhe një 20 vjeçare.

Këngëtaren e kemi parë gjithmonë me flokë të gjata në ngjyrë lajthi dhe pavarësisht viteve ajo ka një pamje rinore dhe forma perfekte.

Këtë herë ka vendosur të guxojë më shumë duke u shfaqur me flokë të shkurtëra për kopertinën e revistës “Allure”.

Këngëtarja do të shfaqet në kopertinën e muajit mars të kësaj reviste bashkë me një intervistë ekskluzive ku do të rrëfejë më shumë rreth vetes dhe raportit të saj me partnerin.

Edhe pse me një model ndryshe dhe flokë të shkurtëra, këngëtarja duket një yll i vërtetë dhe është pëlqyer kaq shumë nga fansat.

Link: https://www.instagram.com/jlo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHvE6UKpLFC/