Komiteti i Ekspertëve ka marrë vendimin e zgjatjes së orës policore duke nisur që nga dita e nesërme.
Konkretisht nga ora 20 e mbrëmjes e deri në orën 6 të mëngjesit do të mbyllet çdo gjë duke nisur nga lokalet, baret e restorantet si dhe çdo aktivitet tjetër.
Gjithashtu nuk do të lejohet as qarkullimi pas orës 20 të mbrëmjes me përjashtim të rasteve emergjente apo të përsonave që janë në punë, të cilët duhet të marrin leje qarkullimi.
Këto masa do të jenë në fuqi për 14 ditët në vazhdim dhe më pas do të rivlerësohet gjithçka në bazë të situatës.
Këto masa janë marrë pas shtimit të ndjeshëm të rasteve gjatë ditëve të fundit.
Një ditë më parë kreu i qeverisë tha se më shumë se sa shtrëngimi i masave është i domosdoshëm zbatimi i tyre.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit janë shënuar mbi 1200 raste ditore, ndërsa është vënë re edhe një rritje e numrit të të shtruarve në spitale.
Gjithashtu është vendosur që mësimi në gjimnaze të bëhen online në zonat me risk të lartë siç është Tirana, Fieri, Vlora, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Lezha, Lushnja dhe Kamza për periudhën 11 deri në 26 shkurt.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=ESsnj7yZIcQ
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/search/top?q=edi%20rama